Organizata e Veteranëve të Luftës ka dhënë detaje për protestën që pritet të mbahet të shtunën në Prishtinë për siç i konsiderojnë ata, “fyerjet që po bëhen ndaj UÇK-së”.
Me anë të një postimi në Facebook, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë se të shtunën do të ketë aktivitet protestues përmes artit, shkruan lajmi.net.
“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre”, ka shkruar ai.
Kësisoj, në këtë manifestim, qytetarëve i është bërë thirrje që të shkruajnë “me ju çlirimtarë”.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar/a
Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.
Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre.
Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë.
Me shumë respekt,
Këshilli Organizues:
OVL e UÇK-së
Besart Gashi – Artist
Shkelzen Morina – Artist.