SC Gjilani është duke vazhduar me rinovimin e kontratës për lojtarët që janë në projektin e Ismet Munishit.
Edison Kqiku është lojtari më i fundit që u ‘shpërblye’ me kontratë të re nga skuadra gjilanase, shkruan lajmi.net.
Kqiku ka rinovuar deri në vitin 2024, derisa klubi e ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Edison Kqiku i Gjilanit deri më 2024
Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Edison Kqikun për tri edicione të radhës.
Klubi falënderon Edisonin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, shkruhet në komunikatë.




















