Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga pozita.
Përmes një komunikate të lëshuar nga bordi i Postës, thuhej se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.
Në Mars 2021, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës e kishte përzgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.
Bordi e arsyetonte vendimin se ai ka udhëhequr deri më tani një proces transparent e të drejtë teksa e kanë vlerësuar si kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht.
Smakiqi ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion, derisa, në nëntor të vitit 2020-të u emërua si ushtrues detyre në pozitën e kryeshefit të Postës.Megjithatë, Smakiqi është i afërt edhe me politikën.
Hic më larg se në zgjedhjet e vitit 2019-të ai kishte qenë kandidat për deputet nga radhët e Nismës, mirëpo kishte dështuar të siguronte votat që i duheshin për të siguruar ulëse në Kuvend.
Smakiqi kishte marrë 1 mijë e 328 vota në zgjedhje.





















