Lladrovci vazhdon deklarimet: Ka struca e struca, por ky është origjinali

Zgjedhjet lokale të cilat do të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti pritet të sjellin ndryshime të shumta në kuadër të komunave.

Por është pikërisht Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci që së fundi ishte tejet i përmendur sa i përket kandididimit, apo jo kandidimit të tij për këtë komunë.

Së fundi nga Partia Demokratike e Kosovës u konfirmua se Lladrovci është një nga kryetarët e komunave që do të rikandidojë në këto zgjedhje.

Por ditë më parë pati raportime të shumta që strukturat e Degës së PDK-së në Drenas kanë vendosur që Driton Ajazi të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Moskordinimi i PDK-së lidhur me këtë komunë duket se po vazhdon të shfaqet edhe nga vetë Lladrovci.

Së fundi ai ka publikuar një fotografi në të cilën thotë se “Ka struca e struca, por ky është origjinali”, derisa nuk tregon se kujt po i referohet.

Mbetet të shihet nëse PDK do të vazhdojë me rikandidimin e Lladrovcit apo do të ketë ndryshime.