Ky është reagimi i avokatit kroat të Thaçit pasi Mlladiq u dënua me burg të përjetshëm

Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Luka Misetiq ka reaguar pasi Apeli i Tribunalit Ndërkombëtar e dënoi me burgim të perjetshëm kriminelin serb të luftës, Ratko Mladic.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se historia do të mbajë mend Mladicin se si ai u mposht vetëm nga një aksion i përbashkët i ushtrisë kroate dhe boshnjake, shkruan lajmi.net.

“Mlladiq është dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Historia do ta mbaj në mend se ai u mposht vettëm nga një aksion i përbashkët i ushtrisë Kroate dhe Boshjake, diçka që duhet të kujtohet më shumë nga zyrtarët Boshnjak dhe Kroat”, ka shkruar Misetic.

Misetic është ndihmës avokat i Thaçit, teksa në të kaluarën kishte qenë mbrojtës i ish-gjeneralit kroat, Ante Gotovina.